Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, dërgohet për masë në Gjykatë gjimnazisti 17-vjeçar

Aktualitet

Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, dërgohet për

 Po mbahet sot në Gjykatën e Fierit masa e sigurisë ndaj adoleshentit me inicialet B.D., i cili mëngjesin e ditës së premte (13 Dhjetor), në ambientet e brendshme të shkollës, goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “Mustafa Hoxha”, në Cakran, pas një konflikti të çastit.

Makinat e policisë dhe togës së shoqërimit u panë sot (16 Dhjetor) teksa i afroheshin godinës, ndërsa masa pritet me dyer të mbyllura, edhe për shkak të moshës së të dyshuarit.

Nxënësi i mitur ra në prangat e policisë dy ditë më parë (14 Dhjetor) dhe është arrestuar nga blutë e Fierit me akuzën “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”.

Autori i dyshuar del  para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi, e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë, por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion