Pjesë e grupit që grabitën një bankë para 4 vitesh, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Pjesë e grupit që grabitën një bankë para 4 vitesh,

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Memory”, kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim.

22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash.

Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion