“Pi kafe…”, “gangsterja” me BMW luksoz tentoi të korruptojë policin me 500 mijë lekë

Aktualitet

“Pi kafe…”, “gangsterja” me BMW luksoz tentoi

Brenda 48 orëve janë arrestuar pesë drejtues mjetesh, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore në Tiranë.

Një ndër to ka qenë edhe një grua e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë 50 mijë lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.

Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.

Polici: Të kërkova letrat e mjetit moj motër, jo këto të tjerat. Po këto për çfarë mi dhe?

A.K: Për të pirë një kafe.

Polici: Këto jo, letrat e mjetit dhe siguracionit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion