Pezullohet nga detyra efektivi në Elbasan! Ja SHKELJET që zbuloi AMP

Aktualitet

Pezullohet nga detyra efektivi në Elbasan! Ja SHKELJET që zbuloi AMP

Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë E. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan.

Punonjësi i policisë akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” teksa nga hetimet është konstatuar se ka vepruar në mospërputhje me detyrën ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim i detyrës’, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se punonjësi i policisë duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave ‘E-GJOBA’, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë”, thuhet në njoftimin e AMP.

ME TE LEXUARAT