“Pezullimi sjell pasoja të rënda”/ Zbardhet kërkesa e kryeministrisë për Ballukun në Kushtetuese

Aktualitet

“Pezullimi sjell pasoja të rënda”/ Zbardhet kërkesa e

Është zbardhur kërkesa e kryeministrisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”.

Sipas kërkesës së publikuar nga BW, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO për Belinda Ballukun, duke pretenduar se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror.

“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.

GJKKO pezulloi nga detyra e zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Ballukun dhe i ndaloi të drejtën për të dalë jashtë vendit, pasi është e pandehur për tenderi e Tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Krahas saj në arrest shtëpie u dërguan vartësit e saj Gentian Gjyli e Erald Elezi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion