Përplasja me policinë, banori në kampin MEK: Efektivët përdorën elektroshok, ushtruan dhunë ndaj nesh
Lajmifundit
/
20 Qershor 2023, 13:43
Aktualitet

Një prej banorëve të kampit MEK në Manzë ka deklaruar se operacioni i policisë erdhi si pasojë e një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe regjimit iranian.
“Ishte një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe regjimit iranian, na sulmuan në mëngjes herët dhe përdorën dhunën kundër nesh. Duan që të çojnë komjuterat tanë personalë tek regjimi i Ashraf. 1 u vra gjatë operacionit.
150 persona janë të plagosur, 1 u vra. Përdorën elektroshok dhe gaz lotsjellës. Ne ishim persona civilë, ata na sulmuan me të gjitha mjetet. Është marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe iraniane. Ne ishim viktimë e këtij regjimi.


