Përplasja e grupeve kriminale të “Tarzanit” dhe “Sakatit” shkak i vrasjes së 41-vjeçarit në Elbasan

Aktualitet

Përplasja e grupeve kriminale të “Tarzanit” dhe

Atentati me armë zjarri, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Everest Çaka ka çuar në Elbasan kreun e policisë së shtetit Ardi Veliu në Elbasan.

Ai i është bashkuar grupit hetues që ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh prova.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen "Skënderbej".

Ai u qëllua për vdekje ndërsa po lëvizte me një makinë tip "Opel" së bashku me bashkëshorten e cila ka mbetur e plagosur në dorë, por jashtë rrezikut për jetën.

 Everest Çaka, është djali i tezes së kunatit të Erjon Alibej, i arrestuar pak muaj më parë nga prokuroria e Elbasanit, si porositësi i vrasjes së “Ilit” të Elbasanit i njohur ndryshe si Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Vrasja dyshohet se lidhet me serinë e hasmërive mes dy grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, atij të “Tarzanit” dhe “Sakatit”.

Në nëntor të vitit 2020 u vra në Molembek të Belgjikës, Arjan Spahiu. 

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion