Përplasi vajzën 3 vjece, arrestohet autori i aksidentit në Sarandë
Lajmifundit
/
25 Dhjetor 2022, 09:21
Aktualitet

Policia ka arrestuar 22-vjeçarin me iniciale M.M., banues në Sarandë pasi ditën e djeshme përplasi një vajzë 3 vjeçe në ky qytet.
Aktualisht fëmija ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.


