Përplasi për vdekje 55-vjecarin, identifikohet autori, shpallet në kërkim 29-vjeçari

Aktualitet

Përplasi për vdekje 55-vjecarin, identifikohet autori, shpallet

Identifikohet autorin i dyshuar i aksidentit që i mori jetën një 55-vjeçari në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”.

Uniformat blu bëjnë me dije së është shpallur në kërkim shtetasi D.J., 29 vjeç.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti 55-vjeçari, Ilir Mimini. Njoftimi i policisë:

Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

Vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion