Përplasi me makinë një 17-vjeçar pas sherrit në klubin e natës, arrestohet i riu shqiptar

Aktualitet

Përplasi me makinë një 17-vjeçar pas sherrit në

Një 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është vënë në prangat e policisë italiane pasi ishte në kërkim për veprën penale tentativë vrasje.

26-vjeçari, me makinën e tij ka goditur një djalë 17 vjeçar me të cilin kishte pastur një konflikt me herët në një klub nate, në muajin prill.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu, pas sherrit ka nxituar ta përplasë me makinë në parking. Pas përplasjes, 17-vjeçari ka mbetur pa ndjenja në asfalt.

Në atë moment, 26-vjeçari ka tentuar ta godasë sërish, duke e hedhur me shpejtësi makinën drejt të miturit, por fatmirësisht pa sukses.

I plagosuri në fakt ishte zhvendosur në trotuar nga disa persona të pranishëm, të cilët më pas kishin thirrur numrin e urgjencës. Ai u shtrua në spital me kodin e verdhë në San Matteo dhe më pas u lirua me një prognozë 20-ditore.

Ditën e djeshme policia ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Pavias, e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 26-vjeçarin, i cili më pas u dërgua në burgun Torre del Gallo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion