Përplasi me makinë 10-vjeçarin, ndalohet shoferja në Elbasan

Aktualitet

Përplasi me makinë 10-vjeçarin, ndalohet shoferja në

Një 27-vjeçare është ndaluar nga policia pasi përplasi me makinë një 10-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, i mituri është jashtë rrezikut të jetës, ndërsa vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

“Informacion paraprak/Më datë 20.01.2025, në rrugën “Tomorr Domi”, shtetasja S. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 10-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja S. M. është shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion