Përplasi me kamion katër automjete dhe lëndoi tre persona, arrestohet punonjësi i Bashkisë Gjirokastër

Aktualitet

Përplasi me kamion katër automjete dhe lëndoi tre persona,

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen Varosh, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur me 4 automjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 3 shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion