Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike (PAMJE)

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë, duke pësuar dëmtime të mëdha. Dy prej të plagosurve mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të përplasjes së fortë, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa për nxjerrjen e personave të bllokuar në mjete është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i gabuar nga njëri prej automjeteve.

Policia dhe grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

ME TE LEXUARAT