Përplasen dy makina në Lezhë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët

Aktualitet

Përplasen dy makina në Lezhë, njëra prej tyre

Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin mesditën e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, në Lezhë. Njëri prej tyre është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje ndërkohë shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes dhe as shkaku i rënies së zjarrit në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. 

Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip”Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”.

Nuk ka njerëz të dëmtuar, vetem dëme materiale.

Sherbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion