Përplasen dy makina në Kamëz, njëra përfundon brenda lavazhit
Lajmifundit
/
10 Maj 2022, 11:37
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ne Tiranë.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njera-tjetrën dhe njëri prej automjeteve ka përfunduar brenda ambienteve të një lavazhi.
Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije nëse ka persona të lënduar nga përplasja.
Nderkohe mesohet se janë regjistruar dëme materiale.
Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.