Përmet/ I mituri qëllon aksidentalisht me armë dajën e tij, 28-vjeçari përfundon në spital

Policia e Përmetit ka bërë me dije se një ditë më parë, një i mitur ka qëlluar me armë dajën e tij, i cili është jashtë rrezikut pë rjetën. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa policia ka nisur hetimin për 28-vjeçarin.
“Përmet/ Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive. Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse”, njofton policia.


