Përmbytjet në Durrës, Prokuroria merr në hetim çështjen mbi argjinaturën e lumit Erzen

Aktualitet

 

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria merr në hetim

Prokuroria e Durrësit këtë të enjte ka marrë vendimin, ka sekuestruar dokumentacionin e projektit për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, pas përmbytjeve në Durrës.

Sipas prokurorisë së Durrësit, bashkia e Durrësit e ka kryer ndërhyrjen në argjinaturën në lumin Erzen pa studim dhe pa leje ndërtimi, ç’ka ka sjellë edhe përmbytjet në Sukth në njësinë Administrative Katund i Ri.

“Sa më lart, për nevoja të hetimit del e domosdoshme, sekuestrimi pranë Bashkisë
Durrës, sa më poshtë vijon: 1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinatures, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinatures së lumit “Erzen”.

2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin
“Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinatures së lumit”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion