Përleshja tek Uji i Ftohtë në Vlorë, dalin pamjet nga konflikti, një vajzë tenton të ndajë dy të rinjtë

Aktualitet

Përleshja tek Uji i Ftohtë në Vlorë, dalin pamjet nga

Keto jane pamjet nga sherri i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Indrit Halili, 32 vjeç u arrestua ditën e sotme nga policia për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë).

Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe Kristi Konstadini, 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar Indrit Halili, ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Siç duken nga pamjet e kamerave të sigurisë, Halili është përleshur jashtë një dyqani me njërin prej të plagosurve.

Në konflikt ndërhyn edhe një vajzë, e cila tenton t’i ndajë. Por dy të rinjtë vazhdojnë në grushtojnë njëri tjetrin dhe për pasojë vajza largohet dhe futet brenda në dyqan, ndërsa 32-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos të riun.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur nga autori gjatë sulmit.

Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore./vizionplus

 

ME TE LEXUARAT