Përjashtimi i deputetëve të PD pas përleshjeve në seancë, burime nga Kuvendi: Do lejohen në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut

Aktualitet

Përjashtimi i deputetëve të PD pas përleshjeve në

Paraditen e të premtes disa prokurorë të SPAK do të paraqiten përpara Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin në Kuvend për të kërkuar autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.

Burime nga Kuvendi tregojnë për Top Channel se, krahas prokurorit të çështjes, Dritan Prençi, në përfaqësim do të jenë edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorja Dorina Bejko.

Kjo nënkupton se ditën e parë në detyrë, Braho do ta nisë me një përballje në kuvend, duke argumentuar arsyet për arrestimin e Ballukut.

Një orë para mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin, do të mblidhet Sekretariati i Etikës. Socialistët kanë kërkuar dënimin e 29 deputetëve demokratë për tensionin në kuvend gjatë seancës së të enjtes, por Top Channel mëson se asnjë prej ligjvënësve opozitarë nuk rrezikon pjesëmarrjen në mbledhjen për imunitetin e Ballukut, pasi pezullimet e

Sekretariatit të Etikës vlejnë vetëm për komisionet parlamentare dhe për seancat e kuvendit, e jo për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin.

Ndërkaq, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit për Ballukun.

Apeli nuk ka shqyrtuar ende masën e pezullimit nga detyra, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ankimin e kryeministrit Rama, i caktuar më 22 janar.

Dy të pandehur të tjerë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, kërkuan zbutjen e masës “arrest në shtëpi”, duke argumentuar se kjo u pengon ushtrimin e funksioneve të tyre. Megjithatë, Apeli nuk ndryshoi vendimin ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion