Përgjimi/ Ja si bosi shqiptar i drogës mëson ‘shpërndarësin’ se si të presë kokainën

Aktualitet

Përgjimi/ Ja si bosi shqiptar i drogës mëson

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi. Ata  drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. 

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge.

Megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. Veprimtaria kriminale e këtij grupi kriminal ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.  

Në pamjet e publikuara në Guardia di Finanza në lidhje me operacionin që shkatërroi grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, grup që drejtohej nga 3 shqiptarë, është një moment nga përgjimet e autoriteteve italiane.

 Në përgjime është një pres bosëve të grupit që i mëson shpërndarësit të drogës se si ta ndajë heroinën.

Biseda:

Bosi: Duhet të marrësh një sitë tjetër sepse kjo nuk është e mirë. Më jep pak substancën e prerjes që është aty. Sa të tillë janë këtu?

Shpërndarësi (i numëron): 7 gjithsej

Bosi: Atëherë më jep edhe një tjetër.

Shpërndarësi: Sa heroinë me sa substancë prerjeje do të përziejmë? Për shembull sa prej kësaj substancës së prerjes dhe sa prej kësaj (heroinë)?

Bosi: Avash avash, merr pjesën e përzierjes

Shpërndarësi: Këtë thesin e vogël këtu?

Bosi: Po ma kalo atë thesin e vogël, hape dhe ma kalo pak...

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion