Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

Aktualitet

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat

Partia Socialiste ka fituar për herë të parë në 35 vite demokraci në Qarkun e Dibrës në zgjedhjet parlamentare.

Teksa ka përfunduar numërimi për votat brenda vendit, PS kryeson me 56.19 %, teksa ka arritur të marrë 32 146 vota. Ndërkohë, Partia Demokratike është në kuotën e 38.09 %, pasi ka arritur të marrë vetëm 21 790 vota.

Socialistët kanë marrë 3 mandate, kundrejt 2 mandateve të demokratëve, teksa forcat e tjera politike, nuk kanë arritur të marrin mandat.

Forcë e tretë ka rezultuar PSD e Tom Doshit me 2.30 %, ku ka arritur të fitojë 1 315 vota në rang Qarku.

REZULTATI

Partia Socialiste – 56.19 % – 32 146 vota (3 mandate)

Partia Demokratike – 38.09 % – 21 790 vota (2 mandate)

Partia Social-Demokrate – 2.30 % – 1 315 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 1.16 % – 666 vota

Kolaicioni Euroatlantik – 1.10 % – 629 vota

Partia Mundësia – 0.54 % – 310 vota

Lëvizja Bashkë – 0.40 % – 230 vota

Lëvizja Atdheu – 0.08 % – 48 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.07 % – 38 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.04 % – 23 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.03 % – 17 vota

ME TE LEXUARAT