I FUNDIT/ Qeveria shkarkon Safet Gjicin, Ibrahimaj: Vendimi ishte i menjëhershëm
Lajmifundit
/
16 Qershor 2023, 15:34
Aktualitet

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka komunikuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
“Këshilli i Ministrave mori vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit”, tha Ibrahimaj.
Kujtojmë që vetë më herët, Safet Gjici njoftoi se ka dhënë dorëheqjen nga posti pasi u publikua në rrjetet sociale një video intime e tij në zyrën e bashkisë.


