“Ju erdhi fundi”- Nis marshimi masiv kuqezi rrugëve të kryeqytetit: Rama në burg, Berisha në burg

Aktualitet

“Ju erdhi fundi”- Nis marshimi masiv kuqezi rrugëve të

Pas dy orëve tubim para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit.

Që prej orës 19:00, protestuesit janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me thirrje dhe brohorima, duke vijuar tashmë në ditën e 22-të e tubimit.

Ndërkohë, shqiptarët kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe menjëherë kanë nisur marshimi në rrugët e Tiranës.

Në pamjet e transmetuara mediat, mund të shihet "lumi" i protestuesve të cilët mes thirrjeve dhe flamujve janë më të zellshëm se asnjëherë më parë.

Një pjesë prej tyre qëndroi para Kryeministrisë, pasi siç lajmëruan dhe më parë ata nuk do largohen nga sheshi dhe do qëndrojnë 24 orë aty pa u larguar qeveria dhe kryeministri Rama.

Udhëzimi i tyre i parë ishte për të shkuar drejt bashkisë. Sot pjesë e protestës është edhe diaspora.

ME TE LEXUARAT