Përfundoi në humnerë me makinë, ndërron jetë i plagosuri nga Dukagjini
Lajmifundit
/
9 Korrik 2023, 09:17
Aktualitet

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Gjelosh Rushaj, i cili u aksidentua të enjten në Dukagjin.
Ai ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit në kamionçinën e tij kur doli u batua duke përfunduar në humnerë.
Pas aksidentit ai u dërguar me anë të helikopterit në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetojë.


