Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Lajmifundit
/
31 Mars 2026, 18:17
Aktualitet

Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët në Maliq të Korçës.
Zjarri i rënë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja është parë fillimisht nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.
Ato kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta./ORA


