“Makina merr flakë në Cërrik, shpëton drejtuesja e mjetit”

Aktualitet

“Makina merr flakë në Cërrik, shpëton drejtuesja e

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Cërrikut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, kur mjeti, që drejtohej nga një grua, ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht është dëgjuar një zhurmë e fortë, e ngjashme me një shpërthim, ndërsa menjëherë më pas automjeti është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, drejtuesja ka arritur të dalë me shpejtësi nga automjeti, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.

Si pasojë e zjarrit, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme nga djegia. Shkaqet e ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion