Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan, dëme të shumta materiale
Lajmifundit
/
26 Mars 2025, 10:24
Aktualitet

Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani” është përfshirë nga flakët.
Flakët për fat të mirë nuk ka të lënduar. Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse të harruar ndezur.
Dy zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Si pasojë e flakëve, raportohet për dëme të shumta materiale.


