Peqin, 40-vjecari rreh gruan me urdhër mbrojtje, sulmon dhe vjehrrën

Aktualitet

Peqin, 40-vjecari rreh gruan me urdhër mbrojtje, sulmon dhe vjehrrën

Një tjeter rast dhune ne familje ku nje 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit pasi dhunoi bashkëshorten e cila ishte me udhër mbrojtje, si dhe nënën e kësaj të fundit.

40-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u arrestua në flagrancë nga blutë pas njoftimit të marrë.

POlicia tha se gjatë kontrollit fizik burrit i është gjetur një thikë, i cila i është sekuestruar.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase”,-njofton policia.

ME TE LEXUARAT