PD kallëzoi policinë për dhunë në protestë, SPAK shpall moskompetencën

SPAK ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga Partia Demokratike për zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 23 dhjetor, duke i akuzuar për për shpërdorim detyre e kryerje të veprimeve arbitrare gjatë tubimit të mbajtur nga opozita.
Në dokumentin e bërë publik të firmosur nga kreu i Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, se ky kallëzim i është deleguar Prokurorisë së Tiranës për kompetencë.
"Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se duhet të kryhen verifikime të mëtejshme në lidhje me faktet e pretenduara nga kallëzimtari në këtë rast kallëzim në lidhje me veprimet e pretenduara të kryera nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë dhe veprimet e punonjësve të policisë që kanë shoqëruar më pas protestën/tubimin e Partisë Demokratike të zhvilluar më dt. 23.12.2024 ora 17:00, veprime këto që nga të dhënat e ofruara deri tani konstatohet se orientohen në drejtim të të veprave penale të parashikuara nga nenet 90, 248, 250, 251, 253, 261 të Kodit Penal.
Nëse pas verifikimeve apo hetimeve të kryera nga ana Juaj, do të rezultojnë elementë të figurave të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, apo ku autorë të mundshëm të veprës penale, do të jenë subjekte për hetimin e të cilëve kompetencë është Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të na ridërgohen aktet e procedimit penal në fjalë.
Përsa më sipër ju përcillet për kompetencë materiali kallëzues i mësipërm, pasur parasysh kompetencën lëndore dhe territoriale, në respektim të neneve 75/a, 76dhe 28 të K. Pr. Penale.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.
DREJTUESI I PROKURORISË
Altin Dumani”


