Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

Një 39 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dranoel Ndoja, është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet si koka e një grupi kriminal droge.
Sipas mediave të huaja, Ndoja besohet të jetë truri i organizatës kriminale të trafikut të drogës në qendër të Operacionit “Wind Rose”, (Trëndafili i egër) i cili mori emrin nga tatuazhi i trëndafilit në qafën e Ndojës.
“Karabinierët nga stacioni i Castelraimondo-s, në bashkëpunim me kolegët e njësisë operative të kompanisë Camerino, të udhëhequr nga Kapiten Angelo Faraca, gjurmuan dhe arrestuan 39-vjeçarin, banor i Gagliole, por kohët e fundit nën arrest shtëpiak në Civitanova. Ai po vuan dënimin e mbetur për posedim dhe trafikim droge”, informuan autoritetet italiane.
Por duket se parvarësisht arrestit shtëpiak, ai ka vijuar aktivitetin e tij dhe ishte rishpallur në kërkim. Teksa tani ishte dënuar në mungesë edhe me burg, që duhet ta vuajë.
Arrestimi përfundon hetimin “Rosa dei Venti”, i cili midis viteve 2017 dhe 2018 çoi në arrestimin e tre personave, përfshirë shqiptarin, i konsideruar si kreu i organizatës kriminale. Ai çoi gjithashtu në dy akuza të ngritura në gjendje të lirë, tridhjetë individë të raportuar si përdorues dhe sekuestrimin e pak më shumë se katër kilogramëve narkotikë, përfshirë marihuanë, hashash dhe kokainë.