Pastronte paratë e klanit Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg biznesmenin Merkaj

Aktualitet

Pastronte paratë e klanit Çopja, GJKKO rrëzon

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzon kërkesën e Klajdi Merkaj për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u dha mëngjesin e kësaj të premte nga gjyqtari i çështjes Bib Ndreca.

35 vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja, ndërsa nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion