Pashkët/ Papa Françesku mesazh besimtarëve: Mbizotëroftë paqa e shpresa!

Aktualitet

Pashkët/ Papa Françesku mesazh besimtarëve:

Papa Françesku mesnatën e të shtunës mbajti Meshën e Pashkëve, e cila zgjati me shumë se 2 orësh në Bazilikën e Shën Pjetrit, një nga shërbesat më të gjata në liturgjinë katolike, mes shqetësimeve të ripërtërira për gjendjen e shëndetësore të 87-vjeçarit.

Françesku u bëri thirrje besimtarëve të gëzohen pavarësisht krizave politike apo shqetësimeve personale dhe globale. Konkretisht, ai përmendi pamëshirshmërinë e urrejtjes dhe mizorinë e luftës, të cilat thyejnë mallin për paqen botërore, por edhe egoizmin dhe indiferencën.


“Zoti na dhëntë paqe. Në Ukrainën martire, e cila po vuan kaq shumë nga bombardimet. Dhe në Palestinë dhe në Tokën e Shenjtë, paqja mbizotëroftë në Tokën e Shenjtë. Zoti na dhëntë paqe për të gjithë ne, si një dhuratë për Pashkët e tij”, tha Papa.

Rreth 6,000 njerëz morën pjesë në festën për të përkujtuar ringjalljen e Jezu Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit. Sipas Françeskut, Pashka duhet t’i inkurajojë njerëzit dhe t’u japë atyre shpresë: “Kjo është fuqia e Zotit: fitorja e jetës mbi vdekjen, triumfi i dritës mbi errësirën, rilindja e shpresës në mes të rrënojave të dështimit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion