Pasaporta greke “fik” shqiptarin e kërkuar nga Interpol Tirana, kush është i riu që pritet të ekstradohet nga Anglia

Akuza për përdorim të një pasaporte të falsifikuar ka çuar në pranga një të ri shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpol Tiranës.
Duke iu referuar dokumenteve të para nga Gjykata e Ekstradimeve në Londër, raportohet se është arrestuar për qëllim ekstradimi Igli Hazizaj.
Ai është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi më 9/12/2022 është identifikuar si mbajtës i një pasaporte greke të falsifikuar.
Njëzet e shtatë vjeçari shqiptar është identifikuar si person në kërkim dhe është arrestuar në Angli. Për momentin nuk jepen detaje të tjera se si Igli Hazizaj mundi të hyjë në Britaninë e Madhe.


