Pas sherrit, goditi me drapër 67-vjeçarin në Roskovec, arrestohet daja i deputetes Zegjine Çaushi

Aktualitet

Pas sherrit, goditi me drapër 67-vjeçarin në Roskovec,
Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka plagosur me drapër një 67-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Suk të Roskovecit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30. Shtetasi 52 vjeç, dyshohet se është konfliktuar me shtetasin, 67 vjeç, në banesën e këtij të fundit dhe më pas e ka goditur me një mjet prerës, në këmbë. 

Gjithashtu theksohet se 52-vjeçari, ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij që është edhe vajza e 67-vjeçarit, duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion