Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, deputetët inspektojnë Gjykatën e Korçës

Aktualitet

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, deputetët inspektojnë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, deputetët kanë nisur inspektime në gjykatat e vendit për të verifikuar masat e sigurisë.

Në këtë kuadër, një grup deputetësh zhvilluan një vizitë në ambientet e Gjykatës së Korçës.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Como, bëri të ditur se inspektimi vjen pas një kërkese të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me qëllim rritjen e sigurisë në institucionet e drejtësisë dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

“Pas ngjarjes së ndodhur në Gjykatën e Apelit të Tiranës, kemi zhvilluar disa takime me institucionet përkatëse dhe kemi dalë në terren për të parë konkretisht kushtet e sigurisë në gjykata. Më pas, çështja do të trajtohet në komision parlamentar me institucionet e pavarura të sistemit të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe KLP,” u shpreh Como.

Ai theksoi se fokusi i deputetëve është përmirësimi i sigurisë fizike, infrastrukturore dhe teknologjike në gjykata, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për monitorim të vendimmarrjes gjyqësore.

Sipas Comos, Gjykata e Korçës është një nga gjykatat më të mira në Republikën e Shqipërisë përsa i përket kushteve dhe organizimit të punës, duke u konsideruar një model për institucionet e tjera të drejtësisë që ende nuk i përmbushin këto standarde.

Në përfundim të inspektimeve do të hartohet një raport përfundimtar, i cili pritet t’u paraqitet institucioneve përgjegjëse dhe Kuvendit, me synim zgjerimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për rritjen e sigurisë në të gjitha ambientet e gjyqësorit dhe prokurorisë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion