Pas Malit të Zi, bllokadë edhe në kufijtë me Maqedoninë e Veriut! Zbulohet shkaku dhe sa do zgjasë

Aktualitet

Pas Malit të Zi, bllokadë edhe në kufijtë me Maqedoninë

Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se “duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj”.

Autoritetet thanë se nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësaj periudhe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion