Pas GJKKO edhe SPAK i përgjigjet Veliajt, nxjerr dosjen: Ja fjalët që i the prokurorit!

Aktualitet

Pas GJKKO edhe SPAK i përgjigjet Veliajt, nxjerr dosjen: Ja fjalët

Pas GJKKO-së dhe SPAK ka reaguar në lidhje me akuzat e Erion Veliajt se prokurori  Ols Dado e ka quajtur ndyrësirë.

SPAK ka zbardhur dosjen nga seanca duke theksuar se në faqen 292 ku janë zbardhur deklaratat nuk ekziston asnjë lloj fjale denigruese.

"Në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo më sipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së”, njofton SPAK.

Sipas SPAK debati mes prokurorit Ols Dado dhe Erion Veliajt ka qenë i tillë:

Prokurori Ols Dado: S’ke turp që thua banesën e prokurorit, ça është kjo, kërcënim është ky që tregon banesën e prokurorit?

Erion Veliaj: Nuk po bëj asnjë kërcënim, unë besoj që është konflikt interesi, prokurori mendon që kjo është sjellje normale, unë mendoj që s’është normale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion