Partnerja e Roan Brahimit flet për herë të parë, tregon si u ekzekutua armiku i Vis Martinajt: Fëmija i pa të gjitha

Aktualitet
Partnerja e Roan Brahimit flet për herë të parë, tregon si u

Për herë të parë, partnerja e Roan Brahimit ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Athinë.

Katerina Beqo, e cila mbeti e plagosur, ka folur për median greke, Newsit.gr duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se Roan Brahimi do të vinte në Athinë pasi nuk i kishte treguar asgjë.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”, është shprehur partnerja e Brahimit.

Në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh se ishte e pranishme në makinë por nuk mbante mend sesi ndodhi. Ndërsa shtoi se fëmija i mitur i pa të gjitha.

“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë”, shtoi ajo.

Sipas mediave greke, në momentin që është qëlluar Roan Brahimi, partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”. Më pas në vendngjarje ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej./vizion plus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion