Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me temperaturat

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Temperaturat maksilame pritet të arrijnë deri ën 16 gradë celcius, dnërsa ato minimale në -3 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s..

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion