Temperaturat e larta shoqërohen me reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Temperaturat e larta shoqërohen me reshje, parashikimi i motit për

Kjo e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend.

Sipas parashikimeve, përgjatë vijës bregdetare moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet zhvillim i vranësirave gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Në orët e pasdites parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët përgjatë zonave malore. Ndërkohë, në rajonin e Alpeve priten shtrëngata afatshkurtra shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 10 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion