Paralizohet trafiku në aksin Vorë-Fushë Krujë, radha e makinave shkon në mbi 15 km
Lajmifundit
/
15 July 2021, 16:27
Aktualitet

Trafik i rënduar është shënuar në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku bëhet me dije se radha e makinave shkon në rreth 15 kilometra.
Më problematike shfaqet korsia Vorë-Rinas-Fushë Krujë.
Shkak për këtë trafik të rënduar është bërë hyrja në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë e cila është vetëm me dy korsi, një vajtje e një ardhje dhe e ka të pamundur të perballojë fluksin e makinave që vijnë nga Veriu në drejtim të Shqipërisë së Mesme dhe anasjelltas.


