“Sulme të mundshme nga Irani”, Ministri Hoxha për deklaratën e ambasadës: Asnjë arsye për të qenë të alarmuar

Aktualitet

“Sulme të mundshme nga Irani”, Ministri Hoxha për

Ambasada e SHBA në vendin tone, ditën e djeshme ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të tregohen të kujdesshëm.

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ditën e sotme gjatë seancës plenare siguroi qytetarët se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ministri Hoxha: Janë gjëra të rëndësishme, janë çështje me të cilat ministria e Jashtme merret në mënyrë të posaçme. Dua të siguroj të gjithë që ne i ndjekim me shumë vëmendje dhe seriozitet deklaratat e partnerëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashingron, jemi në kontakt me parnerët në NATO. Dua të them që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmaur. Ka pasur një komunikim nga zyra e shtypit të kryeministrit. Për çdo gjë të re ministria e Jashtme apo minsitritë e tjera do të informojnë duke qenë në kontakt me kryeministrin, qeverinë, presidentin.

ME TE LEXUARAT