Pamjet e vrasjes në Vlorë, si u "pushkatua" Bledar Bircaj në mes të qytetit

Aktualitet

Pamjet e vrasjes në Vlorë, si u "pushkatua" Bledar Bircaj

Kamerat e sigurisë të karburantit përballë kanë ndihmuar për të zbardhur të gjithë skemën e plotë të ekzekutimit të Bledar Birçaj mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’.

Siç shihet në pamje e publikuara sot në emisionin 'Opinion', viktima po udhëtonte me mjetin "BMW", teksa një makinë tjetër ngjyrë të bardhë po i priste e parkuar.

Pamjet e vrasjes në Vlorë, si u "pushkatua" Bledar Bircaj

Sapo mjeti BMW ka mbërritur pranë karburantitdalin nga makina 2 persona, të maskuar të armatosur duke qëlluar me breshëri në drejtim të shoferi dhe më pas kanë nxituar që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Pamjet e vrasjes në Vlorë, si u "pushkatua" Bledar Bircaj

Në tentativë e sipër duke u larguar, një prej autorëve i bie arma nga duart dhe kthehet për ta marrë pas shumë pas sekondash.

Pamjet e vrasjes në Vlorë, si u "pushkatua" Bledar Bircaj

Nga makina e Birçajt, del një person, i cili me vrap largohet teksa në duar mban diçka, që është e vështirë për t'u dalluar në pamje. Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ai është ndaluar nga policia, ku është marrë në pyetje. E gjithë skena ka ndodhur në mes të ditës, rreth orës 13:00, ku shihet që ky moment ka shkaktuar panik të madh te qytetarët që po kalonin dhe drejtuesit e mjeteve.

 

Pista kryesore e hetimit janë konfliktet që 40-vjeçari mund të ketë pasur në Spnjë, prej nga ishte kthyer prej mëse 1 muaji.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion