Padia në Administrative, Veliaj SHPËRTHEN në sallën e gjyqit: E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror

Aktualitet

Padia në Administrative, Veliaj SHPËRTHEN në sallën e

Në Gjykatën Administrative po mbahet seanca për padinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se e gjithë Shqipëria e di që Ols Dado nuk është prokuror dhe se ka shprehur zhgënjim që procesi po mbahet në “errësirë”.

“E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror. Ka konflikt interesi ILD-ja. Shpreh zhgënjimin që duan errësirë për këtë proces. I nderuar gjyqtar, ju falënderoj për fjalën, por kjo vjen pas një shqyrtimi, me vendimin e ndërmjetëm, prisja të kishte transparencë; ky proces ka lulëzuar në errësirë. KLP duhet të mbrojë gazetarët, të mbrojë veten e vet. KLP ka kthyer një përgjigje se kush është caktuar para nesh; të gjithë duhet të kërkonim transparencë, ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë”, tha Veliaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion