Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit në Kosovë, ndërron jetë në vendngjarje

Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit në Kosovë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, ku një pacient ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Dyshohet se pacienti është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Hetimet janë në vazhdim,” deklaroi Elshani për mediat.

Mjekët konstatuan vdekjen në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Autoritetet po punojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion