Pa Erdgysin në makinë me të dashurën, fjalët e fundit të Almës: E prisja dhe këtë ditë, ta shihja vetë

Aktualitet

Pa Erdgysin në makinë me të dashurën, fjalët e fundit

Ditën që Alma Arrazi vendosi që të hidhet në Bunë bashkë me fëmijët, ka parë burrin e saj Erdgys Arrazin në makinë bashkë me të dashurën duke i kaluar para saj. Kështu tregon në intervistën për Report Tv motra e saj Genta Bushati.

“E pyeta Valentinën, si ishte momenti kur e pe Almën që i kaloi ai para këmbëve, çfarë të tha Alma? Më thotë se Alma u shpreh që: “E prisja dhe këtë ditë, që do ta shihja një ditë para këmbëve me sytë e mi”, ka treguar Bushati.

Genta Bushati thotë se nuk do të marrin pjesë në funeralin e tre fëmijëve të motrës së saj Alma Arrazit, që u hodhën bashkë me të në lumin Buna. Fajtor për vdekjen e të motrës ajo bën Erdgys Arrazin, ndërsa shton se as në funeralin e fëmijëve nuk do të marrin pjesë.

"Nuk do marrim pjesë në varrimin e fëmijëve sepse nuk kemi më lidhje...të shkojë unë në shtëpi të tij...

Unë i lutëm Zotit, të gjithëve, policisë, të gjendet motra ime, dhe motrën tonë ta marrim dhe ta varrosim në Durrës, sepse nuk ka lidhje të varroset në Shkodër, se shkaku i vdekjes së saj është burri i vet.

Të mos e shikonte motra ime para këmbëve me të dashurën e tij do ishte gjallë sot, do ishte në shtëpi, fëmijët do ishin në shtëpi, duke ngrënë, duke pirë, duke luajtur e duke qeshur, nuk do ishte sot motra ime me gjithë fëmijët në arkivol", tha ajo në intervistën për Report Tv.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion