Operacioni “Ura”/ Gjykata e Posaçme vendos arrest me burg për 11 të dyshuarit

Aktualitet

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Posaçme vendos arrest me burg

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”.

Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 11 të dyshuarit, ndërsa për tre të tjerë ndryshoi, mes tyre edhe për avokatin që u vendos detyrim paraqitje.

Një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale u zhvillua më 21 maj.

Në total u vunë nën hetim 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion