Operacioni i SPAK, kontrolle në disa banesa në Vlorë

Aktualitet

Operacioni i SPAK, kontrolle në disa banesa në Vlorë

Që prej orës 07:00 të mëngjesit, dy grupe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë zhvilluar kontrolle në disa banesa në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë kontrolleve nuk janë gjetur personat që kërkoheshin nga autoritetet.

Operacioni i kontrolleve vijon edhe në zonën e Dhërmiut, ku grupet hetimore po kryejnë verifikime të mëtejshme.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se këto kontrolle dyshohet se lidhen me operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në kuadër të të cilit u ekzekutuan 20 masa sigurie. Mes personave ndaj të cilëve janë lëshuar masat ka edhe biznesmenë.

SPAK dhe Policia e Shtetit nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi rezultatet e plota të operacionit.

 

ME TE LEXUARAT