Operacioni “Flakë në det”, SPAK kërkon nga 10 vjet burg për "baronin" Gëzim Cela dhe ish-policin

Aktualitet

Operacioni “Flakë në det”, SPAK kërkon nga 10 vjet

SPAK paraqiti ne gjykate pretencën për operacionin “flakë në det” prokuroria lexoi vetëm marzhin e dënimit, ata kërkohet që të shpallen fajtorë për “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lënda narkotike nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin Vilua.

Operacioni “Flakë në det”, SPAK kërkon nga 10 vjet

Dy shtetasit e huaj kur pikasën policinë i vendosen flakën dhe tentuan të largohen me një varje të vogël. Sipas hetimeve të SPAK dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge 

Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg

Gzim Cela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg

Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg

Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg

Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg

Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg

Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg

Alket alias Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg

Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg

Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg

Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg

Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg

Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg.

Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qershor ora 11:30.

.

ME TE LEXUARAT