Operacion kundër mashtrimeve me kriptomonedha, arrestohen 792 persona në Nigeri

Agjensia kundër korrupsionit në Nigeri ka arrestuar 792 persona të dyshuar për përfshirje në mashtrime të lidhura me kriptomonedhat.
Operacioni ka ndodhur në një ndërtesë, e cila dyshohet se ka qenë një qendër për zhvillimin e mashtrimeve, ku personat e arrestuar ofronin mundësi investimesh në kriptomonedha përmes ofertave të rreme romancë.
Viktimat e mashtrimit, pasi binin në grackë shtyheshin të investonin në kriptomonedha duke humbur kështu para.
Sipas një zëdhënësi të Komisionit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare, mes të arrestuarëve janë 148 shtetas kinezë dhe 40 filipinas.
Ai sqaroi gjithashtu se shumë nigerianë ishin rekrutuar nga drejtues të huaj për të kërkuar viktima në internet, kryesisht në SHBA, Kanada, Meksikë dhe disa shtete evropiane. Pas fitimit të besimit nga viktimat, nigerianët ndihmonin në përgatitjen e mashtrimeve, ndërsa të huajt merrnin përsipër detyrën e manipulimit të tyre.